Please enter at least 3 characters.

Ndeshja e titullit, por Jude Bellingham mund t’i mungojë Borussia Dortmundit

2023/05/bellingham-2.jpg

Trajneri i Borussia Dortmundi, Edin Terzic, ka thënë të enjten se paraqitja e Jude Bellingham ndaj Mainz, i cili po vuan nga një lëndim në gju, është në dyshim.

Borussia Dortmund luan të shtunën ndaj Mainz në xhiron e fundit të Bundesligas, në të cilën ‘milionerët’ mund të fitojë titullin e parë, pas 11 vitesh.

Bellingham nuk luajti as katër ditë më parë në fitoren 3-0 kundër Augsburgut, ku Borussia mori kryesimin e tabelës me dy pikë më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

"Jude arriti të shtojë stërvitjen e tij këto ditë, gjë që është një shenjë e mirë. Ne patjetër dëshirojmë që ai të përfshihet në ekip për të shtunën", ka thënë Terzic, i cili ka lënë pikëpyetje për paraqitjen e anglezit.

Ndeshja e së shtunës kundër Mainz mund të jetë e fundit me fanellën e Borussias për 19-vjeçarin Bellingham, me Real Madridin që përflitet të jetë i interesuar për të.

Bellingham luajti në 31 ndeshje në kampionat këtë sezon dhe shënoi tetë gola. Sipas vlerësimeve të SofaScore, ai është lojtari më i mirë i Borussia Bortmund këtë sezon. /Telegrafi/