Please enter at least 3 characters.

Ndërron jetë reperi Sean Price

2016/01/sean.jpg

Reperi amerikan, Sean Price, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar ‘labeli’ i tij për Entertainment Weekly.

“Duck Down Music njofton me pikëllim se Sean Price ka ndërruar jetë sot në mëngjes në apartamentin e tij në Brooklyn, më 8 gusht 2015”, thuhet në njoftimin e ‘labelit’.

Price në fillim të karrierës ishte i njohur si Ruck. Ai doli në skenë si pjesë e grupit Heltah Skeltah. Ai ka lansuar disa albume duke përfshirë “Monkey Barz” dhe “Mic Tyson”. /koha.net/