Please enter at least 3 characters.

“Ndërmjetësimi i BE-së, solli fryte”

2016/01/f.0202120813621_m.gif

Raporti sjell në vëmendje hapin e Përfaqësueses së Lartë, Catherine Ashton, për ndërmjetësimin e takimit mes kryeministrave Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic.

“Ashton ndërmori një takim të paprecedentë me kryeministrat, Ivica Dacic dhe Hashim Thaçi, ndjekur nga një tjetër takim në nëntor. Megjithatë, ekzistojnë pyetje të vazhdueshme nëse dhe kabineti Daçiç do të jetë në gjendje të zbatojë marrëveshjen e IBM-së dhe të bëjë hapa të mëtejshëm të nevojshëm”, thuhet në raportin e BE-së, transmeton Shqip.

BE-ja i ka kërkuar Serbisë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën “si një parakusht për hapjen e bisedimeve të pranimit, por ka ende për t’u përcaktuar”.

Austria, Holanda, Gjermania, Britania e Madhe kanë shtruar presion ndaj Serbisë që të njohë zyrtarisht Kosovën. /Telegrafi/