Please enter at least 3 characters.

Nainggolan dëshiron trofe me Interin

2018/09/Radja-Nainggolan-e1537984188972.jpg
252:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 25: Radja Nainggolan of FC Internazionale looks on during the Serie A match between FC Internazionale and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on September 25, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, thotë se objektivi i tij është të fitojë trofe me zikatrit.

Belgu ka thënë se Roma i përket të kaluarës, tani është i fokusuar vetëm te klubi nga Milano.

"Këtë vit objektivi është të përmirësohemi nga sezoni i kaluar", ka thënë Nainggolan për Sky.

© (Foto: Getty Images)

"E kemi filluar keq, po dy fitoret e fundit na kanë kthyer në rrugë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu".

"Kemi rrugë të gjatë për të bërë, unë dua të fitojë. Gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë, por kurrë nuk kam ngritur trofe. Ndoshta ka ardhur koha e duhur".

"Isha i lumtur te Roma dhe kemi arritur rezultate të rëndësishme, por nuk dua të flas më për Romën. Jam këtu dhe jam i fokusuar", ka shtuar Nainggolan.

Ndeshja e ardhshmja e Interit është kundër Cagliarit. /Telegrafi/