Please enter at least 3 characters.

Nacho për largimin e CR7: Nuk duhet të jetojmë me të kaluarën

2018/10/Nacho-Ronaldo-e1538591536663.jpg
294:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 19: Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Nacho after scoring Real's 3rd goal during the La Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Vicente Calderon Stadium on November 19, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, i ka bërë thirrje Los Blancos që mos të jetojnë në të kaluarën.

Spanjolli ka thënë se skuadra nga Madridi duhet të ndalojë së menduari se si do të ishin me Cristiano Ronaldon në skuadër.

"Cristiano Ronaldo vendosi që të largohet nga Real Madridi", ka thënë Nacho pas humbjes ndaj CSKA Moskës.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

"Ne lojtarët nuk mund të bëjmë asgjë rreth kësaj dhe tani ai është vetëm një lojtar në historinë tonë, ishte vendimi i tij dhe ne vetëm mund ta respektojmë atë, dhe se çfarë ka arritur për këtë klub".

"Ne nuk mund të jetojmë në të kaluarën ose të mendojmë se si do të ishte skuadra me atë, sepse ishte zgjedhja e tij të largohet".

"Futbolli është diçka e komplikuar, ne krijuam shumë shanse për gol, merituam fitoren".

"Ne nuk jemi mësuar të mos shënojmë në tre ndeshje dhe kjo na dhemb, por nuk do të thotë se ne do të ndalojmë së punuari", ka shtuar Nacho. /Telegrafi/