Please enter at least 3 characters.

MZHR hap thirrjen për grante për bizneset fillestare dhe bizneset e vogla

2020/05/auto_29_01_2018_3126854_mzhr1553435497-380x233-1.jpg

Zëvendësministri  i Zhvillimit Rajonal, Bashkim Nurboja, ka njoftuar se bizneset fillestare dhe bizneset e vogla mund të aplikojnë tashmë për grante.

Nurboja përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se si janë të ndara grantet, transmeton Telegrafi.

"Ministria e Zhvillimit Rajonal ka hap thirrjen për grante për bizneset fillestare dhe bizneset e vogla.
Ftojë bizneset të shikojnë ueb faqen e MZHR (linku më poshtë) dhe të informohen me kushtet e aplikimit dhe mundësitë tjera", ka shkruar ai në Facebook.

Grantet janë të ndara në tri Lote:Loti 1 – Start-up Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €; Loti 1 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 2,000.00 € deri në 5,000.00 €; Loti 2 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 5,001.00 € deri në 15,000.00 €; Loti 3 – Ndërmarrjet mikro dhe të vogla Nga 15,001.00 € - 30,000.00 €.https://mzhr.rks-gov.net/thirje-per-propozime-2020/