Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Respekti i qytetarëve kthehet me punë dhe me përgjegjësi  

2017/07/isa-mustafa-konference-30-dhjetor-foto-ridvan-slivova-9-1200x630.jpg

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka cilësuar fitore të LDK-së rezultatin e zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën të dielën në Kosovë.

Mustafa thotë se partia e tij nuk i fitoi këto zgjedhje nga lavdërimi e as për t’u lavdëruar, por respektin ndaj qytetarëve duhet të kthehet me punë dhe përgjegjësi.

“LDK nuk fitoi në këto zgjedhje nga lavdërimi dhe as për tu lavdëruar. Respekti i qytetarëve kthehet me punë dhe me përgjegjësi. Prandaj çdo fitore e shton peshën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu”, shkruan Mustafa në Facebook. /Telegrafi/