Please enter at least 3 characters.

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

2021/02/Isa-Mustafa-konference-pase-mbledhjes-me-Keshillin-e-Pergjithshem-te-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-2-e1614274769797.jpg

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë favorit për zgjedhjen e të parit të partisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Mustafa tha se kanë diskutuar vetëm për caktimin e një date për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, e jo ndonjë kandidaturë të caktuar.

“Ne vetëm e kemi caktuar datën e Kuvendit, s’ka favorit. Asnjë emër nuk është diskutuar, kemi diskutuar vetëm për ditën (Kuvendin)”, tha shkurt ai./Kp/