Please enter at least 3 characters.

MTV rendit dhjetë arsye pse Dua Lipa mund të jetë artistja më e mirë e vitit

2018/09/DuaLipa-e1536217422756.jpg
667:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - SEPTEMBER 03: In this handout images provided by Jaguar, Jaguar and global superstar singer-songwriter Dua Lipa launch pioneering tech and music collaboration with live performance of exclusive remix of unreleased track, Want TO {PACE Remix} created by utilising innovative technology from the Jaguar all-electric I-PACE - at Sugar City in Amsterdam, Netherlands. Fans can personalise their own version of Dua Lipas latest track Want TO {PACE Remix} at remix.jointhepace.com, from data captured by the all-electric I-PACE, through Spotify, or by tapping a rhythm on a mobile. #thepace #jaguar (Photo by Neale Haynes/Jaguar via Getty Images)
12:"Getty Images

Dua Lipa publikoi albumin e parë në karrierë gjatë vitit të kaluar, dhe që nga atëherë nuk ndalet me sukseset.

Ajo ka mbajtur disa koncerte madhështore, ku ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj dhe muzika e saj është në krye të listave botërore.

Kështu raporton ndër të tjerash televizioni më i madh muzikor në botë, MTV, i cili ka listuar dhjetë gjëra që e bëjnë të veçantë 23-vjeçaren.

Ajo fitoi çmimin më të mirë të artistit të ri në MTV EMA të vitit të kaluar dhe tani është një nga kandidatët më të forta së bashku me Drake, Ariana Grande, Camila Cabello dhe Post Malone për të fituar çmime të tjera në këtë ngjarje muzikore.

Theksojmë se zeshkania jonë ka treguar se është nominuar në katër kategori të ndryshme për çmimet “EMA MTV”.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/Këto janë dhjetë arsyet:10. Dua lipa është artistja më e re që ka një videoklip me mbi një miliard shikimesh në YouTube

2. "New Rules" u pasua me një super këngë si "IDGAF"

3. Bashkëpunimi me Calvin Harrisin në këngën "One Kiss" bëri që të pushtoj top listat botërore gjatë gjithë verës

4. Dua pati bashkëpunime të suksesshme me Silk City, Aka Diplo dhe Mark Ronson për hitin “Electricity.”

5. Videoja e këngës “Electricity” ishte një super  hit në të gjitha aspektet

6. Ajo ishte artistja me më së shumti nominime në "Brit Awards"

Dua Lipa (Foto: Getty Images)

7. Dua pati një performancë të shkëlqyeshme të këngës "IDGAF" së bashku me Charli XCX, Zara Larsson, Alma dhe MO

8. Dua shtoi tre këngë të reja në albumin debutues Deluxe

9. Ajo së fundi ka sjell një bashkëpunim që do t;i sjell suksese në tregun aziatik - “Kiss and make up”

10. Stili i saj unik i veshjeve ka frymëzuar shumëkënd përgjatë këtij viti