Please enter at least 3 characters.

MSH-Maqedoni: Konfirmohet lloji i virusit britanik edhe te pacienti i dytë që erdhi nga Zanzibari

2020/12/943432-covid-19-coronavirus.jpg

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sipas analizave të bëra sot nga ASHAM të mostrave nga pacienti i dytë i cili u kthye nga Zanzibari disa ditë më parë, u zbulua prania e llojit britanik të virusit SarsCov2.

Prania e llojit të ri të virusit britanik dje u konfirmua edhe te personi i parë i cili ishte kthyer nga Zanzibari.

Ministria e Shëndetësisë informon publikun se Komisioni për Sëmundjet Infektive ka propozuar karantinë të detyrueshme 14-ditore në shtëpi për personat që vijnë nga të gjitha vendet e Afrikës./Telegrafi/