Mozzik dhe Getinjo urojnë vitin e ri (Video)
Dy vëllezërit reper, Mozzik dhe Getinjo kishin një sukses të madh vitin që lamë pas.
Mozzik në bashkëpunim me Kidën arritën të sjellin një ndër këngët më të mira të vitit 2015-të gjersa bashkëpunimi me Xhensila Myrtezaj megjithëse u pëlqye pati disa probleme në kanalin “Youtube”.
Reperi vitin e përmbylli me një projekt solo të titulluar “Dhezu” këngë kjo që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke arritur një numër të madh klikimesh në vetëm disa ditë.
Në anën tjetër vëllau i tij, rep artisti Getinjo po ashtu pati një vit të suksesshëm.
Pas dy bashkëpunimeve të pëlqyera, njërin me Fibin dhe tjetrin me këngëtarin e ri Endri, Getinjo erdhi me një projekt solo me një titull që u përfol mjaft shumë.
Kënga “Lavire” megjithëse e kritikuar për titullin u pëlqye dhe u klikua mjaft shumë.
Dyshja ekskluzivisht për Telegrafin kanë uruar fansat për vitin e ri që po vjen duke u premtuar risi në vitin 2016-të. /Telegrafi/


