Please enter at least 3 characters.

Mourinho në këtë janar te Real Madridi, ia kërkon Perezit dy yjet e Interit

2018/09/Jose-Mourinho-e1535981456586.jpg
135:" during the Premier League match between Burnley FC and Manchester United at Turf Moor on September 2, 2018 in Burnley, United Kingdom.
15:"Shaun Botterill

Pas u shkarkua nga Manchester United, ka shumë zëra për të ardhmen e Jose Mourinhos.

Në Angli janë të bindur se 'Special One' po bëhet gati për t’u kthyer te Real Madridi.

Ai ka gati edhe kërkesat sa i përket blerjeve të para.

“Mbretërorët” janë në vështirësi dhe pozitat e trajnerit aktual Santiago Solari janë lëkundur së tepërmi ditëve të fundit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, po bën çmos që portugezi të pranojë ofertën e tij.

Numri një i klubit madrilen e vlerëson maksimalisht Mourinhon dhe ardhja e tij po tentohet të realizohet që na janar.

Nëse kjo nuk realizohet, atëherë me shumë gjasa në verë ky operacion duket plotësisht i mundshëm.

Dy kërkesat e portugezit që i janë paraqitur presidentit Perez, janë dyshja  e Interit, Mauro Icardi dhe Milan Skriniar.

Reali i ri do të nisë pikërisht me këta dy emra, pasi ka nevojë të madhe për freskim. /Telegrafi/