Please enter at least 3 characters.

Mourinho e kërkon me ngulm yllin kroat (Foto)

2016/06/VIDAAAAAAAAAAAAA-e1467035965203.jpg

Jose Mourinho po vazhdon të mendojë për ndërtimin e Manchester Unitedit.
Gjiganti anglez është afër ta përmbyllë marrëveshjen me mesfushorin armen të Dortmundit, Henrik Mkhitaryan.

Por tani ‘Djajtë e Kuq’, janë futur në bisedime edhe me Dinamo Kievin për mbrojtësin kroat Domagoj Vida.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Vida ka qenë pjesë e rëndësishme e Kroacisë në kampionatin evropian ku tregoi paraqitje të mira.

Mourinho ka bërë me dije se e dëshiron me çdo kusht Vidan nën urdhrat e tij.

Kështu United është duke përgatitur një ofertë 15 milionë funteve për ta transferuar 27-vjeçarin në ‘Old Traford’. /Telegrafi/