")
Please enter at least 3 characters.

Moti sot, vranët dhe me shi

2020/07/Moti-me-shi-shiu-ne-prishtine-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

IHK njofton se pas reshjeve të shiut sot, pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s. /Telegrafi/