Mot i vranët, vende-vende me riga shiu
Foto: Arkiv
03/12/2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/


