Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët, temperaturat deri 23 gradë

2021/05/dite-me-shi-ne-prishtine-foto-ridvan-slivova-2.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët, ndërsa vende-vende parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

IHK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/