Please enter at least 3 characters.

Mot i vranët dhe me shi në Shqipëri

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.

Valëzimi në det do jetë i forcës 5-6 ballë./abcnews/