Please enter at least 3 characters.

Mosmarrëveshje familjare, të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë

2019/10/931D-te-shtena-me-arme-ne-gjakove-plagoset-nje-person.jpg

Të shtëna me armë  zjarri ka pasur ditën e premte në Fushë Kosovë.

Policia bën të ditur se pas një mosmarrëveshje familjare, një  person ka gjuajtur me armë  zjarri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka shtënë me armë pas një mosmarrëveshje familjare me djalin e tij. Arma me një fishek dhe gjashtë predha janë konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/