Please enter at least 3 characters.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmon rrëzimin e aeroplanit në Belgorod

2024/01/1-247.jpg
7:"Martina

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar rrëzimin e aeroplanit ushtarak në rajonin e Belgorodit në Rusi.

Bëhet fjalë për aeroplanin transportues Ilyushin Il-76 që transportonte 65 ushtarë ukrainas, që ishin zënë rob dhe ishin pjesë e shkëmbimit të burgosurve, transmeton Telegrafi.

“Po transportoheshin në Belgorod ku pritej të ndodhte shkëmbimi i të burgosurve”, u tha nga ministria ruse e Mbrojtjes.

Në anën tjetër, rusët bënë të ditur se ekipet e hetimit kanë dalë në terren për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të këtij aeroplani.

Belgorodi është një rajon që shtrihet përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, dhe ishte sulmuar disa herë muajve të fundit nga forcat ukrainase. /Telegrafi/