Please enter at least 3 characters.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se nga fillimi i luftës janë vrarë 27,365 persona - 127 në 24 orët e fundit

2024/02/1-34.jpg
220:"An Israeli tank manoeuvres along the border with northern Gaza, amid the ongoing conflict between Israel and the Palestinian Islamist group Hamas, in Israel, January 30, 2024. REUTERS/Amir Cohen TPX IMAGES OF THE DAY
7:"REUTERS

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës që udhëhiqet nga Hamasi, ka njoftuar se 27.365 persona janë vrarë që nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

Sipas tyre shumica prej të vrarëve janë gra, fëmijë dhe të rinj. Ndërkaq është theksuar se vetëm në 24 orët e fundit janë vrarë 127 persona, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër është bërë e ditur se nga 7 tetorit kur filloi lufta, janë plagosur 66.630 palestinezë.

E sipas të dhënave më të fundit, që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit, janë vrarë 1.139 izraelitë.

Mediat izraelite raportojnë se në ofensivën tokësore në Gazë të nisur në fund të tetorit, 225 ushtarë izraelitë kanë humbur jetën. /Telegrafi/