Please enter at least 3 characters.

Milot Rashica shënon super gol, Werderi shpreson në mbijetesë

2020/06/2019-12-25-rashica-osako-bremen_bsulejpmaur71jjg46yg6lelu.jpg

Sulmuesi anësor i Werder Bremen, Milot Rashica, ka arritur të gjejë rrjetën në ndeshje ndaj Koln.

Aktualisht Werder Bremen është duke fituar me rezultat 3-0, duke bërë një hap të madh drejt mbijetesës.

Krejt çka i duhet skuadrës së Rashicës është që Fortuna Dusseldord të mos fitojë, e që aktualisht është duke pësuar me rezultat 1-0.

Rashica shëno gol të bukur nga një aksion individual, duke kaluar mbrojtësit me lëvizje të bukura për të shënuar për (2-0.

Para tij kishte shënuar Yuya Osako (1-0) dhe pas tij Niclas Fullkrug (3-0).

Ky ishte goli i tetë i Milot Rashicës në Bundeligë, ndërsa ka dhënë edhe pesë asistime. /Telegrafi/