Please enter at least 3 characters.

Milani shumë pranë LK-së

2016/01/f.0505165452983_m.jpg

 Milani nga fillimi i takimit e dominoi sfidën e zhvilluar në San Siro, por u vërejt mungesa e Montolivos në organizimin e aksioneve.

Sidoqoftë, as mysafirët nuk ishin inferiorë dhe rrezikuan disa herë, por kuq e zinjtë në fund bënë impenjimin vendimtar që u shpagua me gol.

Golin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të fitores për Milanin e shënoi Mario Balotelli në minutën e 84, pas një asistimi nga Philippe Mexes.

Me këtë fitore, Milani ka 65 pikë në vendin e tretë të tabelës së Serie A, me katër pikë më shumë se sa Fiorentina në vendin e katërt tri javë pa përfunduar sezoni. /Telegrafi/