Please enter at least 3 characters.

Milani mendon seriozisht për Adnan Januzajn, por ka edhe klube të tjera të mëdha që po e monitorojnë situatën

2019/06/GettyImages-1065501208.jpg
249:"SAN SEBASTIAN, SPAIN - NOVEMBER 26: Adnan Januzaj of Real Sociedad lies injured during the La Liga match between Real Sociedad and RC Celta de Vigo at Estadio Anoeta on November 26, 2018 in San Sebastian, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Milani është shumë i interesuar për anësorin e Real Sociedadit,  shqiptarin Adnan Januzaj, lojtari që ishin afër të nënshkruanin me të edhe para dy viteve. 

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, 24-vjeçari kërkon të largohet nga La Liga këtë verë, me Rossonerët që janë kthyer në tavolinë për bisedime.

Adnan Januzaj në aksion . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Lojtari nuk e ka treguar shkëlqimin që e kishte kur debutoi me Manchester Unitedin në vitin  2013, ku i kishte dy huazime, te Borussia Dortmund dhe Sunderland.

Përfundimisht reprezentuesi i Belgjikës kaloi te Real Sociedad në vitin 2017 për 10 milionë euro.

Ai këtë sezon ka shënuar një herë në 20 paraqitje.

Januzaj te Belgjika . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Po ashtu mësohet nga kjo gazetës se edhe klube si Real Madrid, Barcelona, Paris Saint-Germain, Sevilla dhe Ajax, janë duke e shikuar situatën e tij. /Telegrafi/