Please enter at least 3 characters.

Milani dhe UEFA marrëveshje për përjashtmin e kuqezinjve nga Liga e Evropës

2019/06/GettyImages-1145090988-1.jpg
277:"MILAN, ITALY - MAY 19: Krzysztof Piatek of AC Milan celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during the Serie A match between AC Milan and Frosinone Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on May 19, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani është pranë arritjes së një marrëveshjes me UEFA-n, për të mos luajtur në Ligën e Evropës (sezonin e ardhshëm) dhe kjo mund të konfirmohet të mërkurën.

Janë disa media të mëdha botërore që raportojnë, mes tyre edhe Corriere della Sera, e cila shpjegon se kompromisi e kënaq UEFA-n dhe i jep Milanit më shumë kohë për të balancuar librat e tyre.

AC Milan . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

UEFA tashmë ka pezulluar procedurat kundër Rossonerëve mbi FFP pasi ata kishin apeluar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS).

Por seancë e caktuar në CAS nuk mbahet para 14 gushtit, duke e vërtetuar se ata janë të disponueshëm  për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Megjithatë, gazeta shkruan se klubi nuk do të luajë këtë edicion, duke pranuar një dënim 'gjithëpërfshirës' që mbulon edhe periudhat 2014-17 dhe 2015-18.

Fansat e AC Milan. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Nëse dënimi pranohet, Milani nuk merr pjesë këtë vit, duke ia lënë vendin Torinos, si përfaqësuesi i tretë në Ligën e Evropës nga Italia.

Milan News përfundon UEFA do të bëjë një njoftim zyrtar për këtë çështje nesër (e mërkure). /Telegrafi/