Please enter at least 3 characters.

Mickoski: Pres ulje të çmimit të benzinës për 2 denarë, ndërsa nafta me çmim të njëjtë ose me rritje minimale

Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski
Hristijan Mickoski

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, pret që të hënën Komisioni Rregullator të shpallë çmime më të ulëta për benzinat, ndërsa çmimi i naftës të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale.

“Pres të hënën ulje për 2 denarë të benzinave pa plumb, dhe çmim të njëjtë ose rritje minimale prej gjysmë denari për naftën. Ulja e TVSH-së nënkupton drejtpërdrejt efekt pozitiv”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Mes tjerash, Mickoski tha se për momentin nuk po mendohet për masa kufizuese apo ndalesa.

“Nuk kemi nevojë për kufizime dhe ndalesa tani për tani. Kemi sasi të mjaftueshme. Po e ndjekim situatën dhe do të reagojmë”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.