Mickoski: OBRM-PDUKM ka fituar në 33 komuna, pres që të arrijmë fitore në 59 në total
25/10/2025
Rezultatet nga rrethi i parë të zgjedhjeve lokale qartë tregojnë se qytetarët e kanë zgjedhur OBRM-PDUKM-në dhe koalicionin si opsion të vetin, tha sot kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski.
Sipas tij, partia tanimë ka siguruar fitore në 33 komuna, ndërsa edhe në 26 është në epërsi ose afër fitores.
“Pres që në fund të këtyre zgjedhjeve, OBRM-PDUKM-ja dhe Koalicioni të kenë 59 kryetarë komunash”, tha ai, duke shtuar se në 58 komuna koalicioni fitoi edhe në listat e këshillave, duke siguruar shumicën në këshilla.
Mickoski u bëri thirrje qytetarëve të dalin në numër sa më të madh në raundin e dytë, duke theksuar se nuk do të lejojnë të kthehen ata që shtatë vite e grabitën Maqedoninë, duke akuzuar LSDM-në.
]


