Mevlan Adili largohet nga KF Shkëndija
10/06/2025
KF Shkëndija dhe mbrojtësi Mevlan Adili ndajnë rrugët pas përfundimit të marrëveshjes, e cila nuk do të rinovohet, njofton Telegrafi.
Adili, ishte pjesë e klubit në tri periudha të ndryshme, duke lënë gjurmë të pashlyeshme me profesionalizëm, përkushtim dhe karakter të fortë. Me fanellën kuqezi fitoi 3 tituj kampion dhe kontribuoi në suksese të rëndësishme që do të mbeten pjesë e historisë së klubit.
KF Shkëndija shpreh mirënjohje për kontributin e tij dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës dhe në jetën personale. /Telegrafi/


