Messi po, CR7 jo – zbulohen 30 të nominuarit për “Topin e Artë” 2026
France Football ka publikuar listën me 30 futbollistët e nominuar për “Topin e Artë” 2026, çmim që do të ndahet më 26 tetor.
Surpriza më e madhe e listës është nominimi i Lionel Messit, i cili vazhdon të jetë pjesë e 30 më të mirëve në botë vit pas viti, ndërsa mungesa e Cristiano Ronaldos ka tërhequr vëmendjen.
OUR 2026 MEN'S BALLON D'OR NOMINEES! #ballondorpic.twitter.com/GQFsH5u5lO
— Ballon d'Or (@ballondor) September 8, 2026
Ylli portugez nuk është përfshirë në listën e France Football për të katërtin vit radhazi.
🚨🚨 OFFICIEL ! POUR LA QUATRIÈME ANNÉE CONSÉCUTIVE, CRISTIANO RONALDO 🇵🇹 N’EST PAS DANS LES NOMMÉS AU BALLON D’OR… ❌😢
❌ 2023
❌ 2024
❌ 2025
❌ 2026
C’était sans doute la dernière année pour le voir dans le top 30… 💔😢 pic.twitter.com/TKQhTTTFuX
— Actu Foot (@ActuFoot_) September 8, 2026
Kandidatët kryesorë
Sipas raportimeve të shumta, këtë vit janë pesë favoritë kryesorë për ta fituar çmimin.
Harry Kane shihet si kandidati kryesor për triumf, ndërsa në garë pritet të jenë edhe Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Rodri dhe Khvicha Kvaratskhelia.
🏆🔥¡CANDIDATOS PARA EL BALÓN DE ORO!
Mañana se conocerán oficialmente los nominados al Balón de Oro y, de acuerdo Kalshi FC, estas son las probabilidades, donde Harry Kane parte como el gran favorito para quedarse con el premio. pic.twitter.com/7T1gGV9AQi
— CRACKS (@cracks_oficial) September 7, 2026
Të gjithë këta futbollistë kanë pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe pritet të jenë në mesin e emrave kryesorë për çmimin prestigjioz individual./Telegrafi/


