Please enter at least 3 characters.

Merkel: Ngritja ekonomike e Kinës, sfidë për demokracitë liberale në botë

2020/05/AngelaMerkel-e1589816050747.jpg
729:"BERLIN, GERMANY - MARCH 22: German Chancellor Angela Merkel speaks to the media to announce further measures to combat the spread of the coronavirus and COVID-19, the disease the virus causes, after she held a teleconference with the governors of Germany's 16 states on March 22, 2020 in Berlin, Germany. Following her speech, Merkel went home to quarantine after a doctor she was in contact with tested positive for coronavirus. The Chancellor during her speech announced the country will ban gatherings of more than two people, with the exception of families and households, as a measure to combat the spread of the virus that has so far caused over 23,000 infections and 92 deaths. (Photo by Clemens Bilan - Pool/Getty Images)
4:"Pool

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se gjatë presidencës gjermane të Bashkimi Evropian, që fillon më 1 korrik, ajo do të angazhohet për një politikë të njësuar në drejtim të Kinës dhe të drejtave të njeriut.

Ngjitjen ekonomike të Kinës, Merkel e sheh si një sfidë për demokracitë liberale në botë. Provën për superioritetin e tij, sistemi liberal nuk ka mundur ta sjellë, është shprehur Merkel në një intervistë me gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung, në edicionin e fundjavës dhe media të tjera evropiane.

"Kjo më shqetëson", ka shtuar Merkel.

Ajo ka këmbëngulur në respektimin e parimeve demokratike dhe ligjshmërisë në BE.

Me vështrim nga Kina, Merkel kërkoi më shumë aftësi rezistuese në BE.

"Ne duhet të zhvillojmë një politikë, që reflekton interesat edhe vlerat tona. Respektimi i të drejtave të njeriut, shteti ligjor dhe shqetësimi për Hong-Kongun qëndrojnë mes nesh dhe Kinës", është shprehur Merkel.

Samiti BE-Kinë i planifikuar në shtator nuk do të zhvillohet, por do të gjendet një datë tjetër.

"Në këtë kohë duhet të që ecim përpara në marrëdhënien e BE-së me Kinën. Duhet të bisedohet për bashkëpunimin, mbrojtjen e klimës dhe për politikën e zhvillimit në Afrikë, ku Kina ndjek pjesërisht rrugë të tjera", ka thënë Merkel. /Deutsche Wellle/