Merkel kundër ndalimit të plotë të eksportit të armëve për Turqinë
12/09/2017
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka hedhur sot poshtë propozimin që të ndalohet plotësisht eksporti i armëve në Turqi, duke thënë se një shitje e tillë në njëfarë mënyre është e limituar, por Turqia si vend anëtar i NATO-s mbetet aleat kryesor në luftën kundër Shtetit Islam.
Merkel këtë e deklaroi një ditë pasi që shefi i diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel tha se Berlini duhet të ndalojë eksportin e madh të armëve në Turqi, pas përkeqësimit të gjendjes së të drejtave të njeriut në këtë vend.


