Please enter at least 3 characters.

Melania Trump në gjendje të mirë shëndetësore pas operimit

2018/05/Melania-Trump3-e1526398692400.jpg
276:"WASHINGTON, DC - MAY 07: U.S. first lady Melania Trump arrives in the Rose Garden to speak at the White House May 7, 2018 in Washington, DC. Trump outlined her new initiatives, known as the Be Best program, as first lady during the event. (Photo by Win McNamee/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Melania Trump është "bërë më mirë" të martën pas operacionit të veshkave.

Ai ka shtuar se zonja e parë pritet të largohet nga spitali në ditët në vazhdim, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.

"Zonja jonë e parë e mirë po bën vërtet mirë, do të largohet nga spitali për dy ose tri ditë. Faleminderit për kaq shumë dashuri dhe mbështetje", ka shkruar ai në Twitter.

Zonja e parë iu nënshtrua një procedure embolizimi për të trajtuar një gjendje jo të mirë veshkash të hënën në mëngjes në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare "Walter Reed", njoftoi zyra e saj.

"Procedura ishte e suksesshme, dhe nuk kishte komplikime", tha në një deklaratë drejtoresha e komunikimit të zonjës së parë, Stephanie Grisham, duke shtuar se Trump ka të ngjarë të mbetet në Walter Reed "gjatë gjithë javës".

Megjithëse Presidenti mbeti në Shtëpinë e Bardhë gjatë operacionit, ai udhëtoi në spital në Marine One në mbrëmje, ku vizitoi gruan e tij për më shumë se një orë.

Melania Trump është zonja e parë amerikane që i nënshtrohet një procedure të tillë të rëndë mjekësore në Shtëpinë e Bardhë, që kur Nancy Reagan kishte një mastektomi (ndërhyrje kirurgjike në gji) në tetor të vitit 1987.

Rosalynn Carter iu nënshtrua një operacioni për të hequr një gungë nga gjiri i saj në prill të vitit 1977. Betty Ford u bë zonja e parë e cila u diagnostikua me kancer të gjirit dhe iu nënshtrua një mastektomie në shtator të vitit 1974. /Telegrafi/