Please enter at least 3 characters.

Melania kthehet në Washington për t'u takuar me Trumpin, por vazhdojnë spekulimet për lidhjen e brishtë të çiftit

2018/01/Melania-e1517084856140.jpg
266:"WASHINGTON, DC - JANUARY 15: President Donald Trump and First Lady Melania Trump return to the White House following a weekend trip to Mar-a-Lago, on the South Lawn of the White House on January 15, 2018 in Washington, D.C. (Photo by Kevin Dietsch-Pool/Getty Images)
12:"Getty Images

Melania Trump është kthyer në Washington për t'u takuar me Donald Trumpin, i cili kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Forumit Ekonomik Botëror.

Zonja e Parë e SHBA-ve nuk e shoqëroi presidentin amerikan në Davos të Zvicrës duke nxitur thashetheme për prishje të raporteve mes çiftit.

(Foto: Getty Images)

Ajo udhëtoi drejt Floridës, ndërsa u spekulua se ajo ka vendosur ta braktisë burrin e saj, pasi në media dolën raportime se aferën e Trump me yllin pornografik, Stormy Daniels.

Në njoftimin zyrtar thuhej se 47-vjeçarja nuk do ta shoqëronte bashkëshortin, duke qenë se ishin caktuar shumë takime dhe shumë çështje logjistike.

Përkundër kthimit të saj, mediat kanë vazhduar të spekulojnë se çifti nuk po i kalon ditët më të mira dhe se Melania është duke mbajtur distancë në raport me burrin e saj.

(Foto: Getty Images)

Aktorja e filmave për të rritur, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford, kishte treguar se në vitin 2006 ka pasur aferë seksuale me Trump, vetëm tre muaj pasi Melania e kishte sjellë në jetë djalin e tyre, Baron.

Ylli pornografik ka treguar se miliarderi i kishte paguar 130.000 dollarë që ajo të heshtte për këtë çështje. /Telegrafi/