Please enter at least 3 characters.

Media iraniane "mjegullon" këmbët e ministreve nordike në OKB

Televizioni shtetëror iranian ka “mjegulluar” këmbët e ministreve të Jashtme të Finlandës dhe Suedisë gjatë transmetimit të një takimi në OKB.

Në pamjet e shpërndara nga takimi i Elina Valtonen me homologun iranian Abbas Araghchi, këmbët e saj dhe të Maria Malmer Stenergard u fshehën me “mjegullim dixhital”.

Ky veprim është parë gjerësisht si pasqyrë e kufizimeve të rënda ndaj grave në Iran.

Valtonen e cilësoi incidentin “të trishtueshëm” dhe tha se nuk ndryshon veshjen sipas personit që takon.

Pamjet u shpërndanë gjerësisht në rrjete sociale, përfshirë nga aktivistja Masih Alinejad.

Partia e saj në Finlandë reagoi gjithashtu, duke e quajtur rastin një shembull të qartë të shkeljes së të drejtave të grave. /Telegrafi/