Please enter at least 3 characters.

Media greke akuzon Shqipërinë për pikët e dhëna, Eleni del në mbrojtje

2018/05/foureira_31694915_281249932416184_8345130256515989504_n-e1526317956355.jpg

Edhe pse ethet e Eurovisioni-t mbaruan të shtunën, polemikat vazhdojnë ende…

Një ndër temat më të diskutuara është padyshim ajo e tre shqiptarëve, të cilët konkurruan nën flamuj të ndryshëm.

Pavarësisht kësaj ata e përkrahën njëri-tjetrin. Po ashtu edhe pikët e dhëna nga Shqipëria, shkuan për Ermalin(12 pikë) dhe Elenin(10 pikë).

Mesa duket kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga mediat greke, të cilat ditën e djeshme fajësuan Shqipërinë që Eleni doli në vendin e dytë, me pretekstin se nuk i dhanë 12 pikë, shkruan revista class.

Në një intervistë për mediat greke këngëtarja me origjinë shqiptare është pyetur se si është ndjerë që Shqipëria nuk i dha 12 pikë.

“Më dhanë 10 pikë, çfarë do të thuash? Ishim 3 shqiptarë, duhet të ndaheshin në njëfarë mënyre pikët, njëri do merrte 10 njëri do merrte 12”, është shprehur këngëtarja.