Please enter at least 3 characters.

Më i vlerësuari i javës në Serie A, Aro Muric pjesë e 11-shes më të mirë

Arijanet Muric ka vazhduar me paraqitje spektakolare në Serie A me fanellën e Sassuolos.

Portieri kosovar ka qenë vendimtar në fitoren e Sassuolos 2-1 ndaj Atalantës.

27-vjeçari pati gjashtë pritje ndaj bergamaskëve.

E falë paraqitjes fantastike, Aro mori notën më të lartë në ndeshje dhe njëherit më të lartën në Serie A nga SofaScore 9.5.

SofaScore e ka publikuar formacionin e javës në Serie A, ku Aro Muric është në portë.

Në formacion janë edhe dyshja e Interit, Luis Henrique dhe Federico Dimarco, Dossena dhe Kabasele në mbrojtje.

Në mesfushë janë De Roon, Luka Modric dhe Thorstvedt, derisa treshja e sulmit përbëhet nga Berardi, Davis dhe Rodriguez. /Telegrafi/