Please enter at least 3 characters.

Mbyten 85 civilë sirianë nga avionët ushtarakë të SHBA-ve

2016/07/unnamed-7-1.jpg

Aeroplanët ushtarakë të SHBA-ve i kanë vrarë më shumë se 85 civilë duke përfshirë fëmijë për shkak se menduan që ishin luftëtarë të Shtetit Islamik.

Ngjarja ndodhi në Siri, ku tetë familje u goditën derisa ishin duke u përpjekur për të kaluar nëpër zonën e luftës gjatë këtij sulmi vdekjeprurës.

Vëzhguesi britanik për të drejtat e njeriut me bazë në Siri, ka thënë se sulmet kanë ndodhur gabimisht për shkak se civilët ishin ngatërruar për militantë islamikë.

Ky është njëri ndër bombardimet e para të bëra nga avionët e marrë nga baza ajrore e Incirlik në Turqi që nga puqi i dështuar.