Mbyllet ndeshja, Islandë 1-3 Kosovë: Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas fitores së madhe të Dardanëve
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2.
23/03/2025 23:59-Kaq nga NE për sonte... shihemi në fitoret e tjera të Dardanëve
Telegrafi iu mbajti të informuar si zakonisht për të gjitha që ndodhën në ndeshjen Islandë - Kosovë, ku Dardanët fituan me rezultat 3-1 për të kaluar në Ligën B të Kombeve. Të gjitha lajmet rreth kësaj ndeshje dhe Kombëtares së Kosovës mund t'i gjeni KËTU>>>23/03/2025 23:57-Kosova në Ligën B të Kombeve, mëson kundërshtarët e mundshëm të Dardanëve
Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një vend në Ligën B të Ligës së Kombeve, me fitoren ndaj Islandës, ku e pret punë e vështirë dhe kundërshtarë më të fortë. Kosova e mposhti Islandën me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë në shtëpi, si dhe festoi edhe në të dytë me rezultat 1-3. Islanda kaloi në epërsi në minutën e dytë me golin e Orri Steinn Oskarsson, por Kosova përmbysën gjërat me tre golat e Vedat Muriqit. Kosova siguroi një vend në Ligën B me një fitore në ndeshjen me dy ndeshje, ndërsa Islanda zbret në një nivel më të ulët (Liga C). Lexo lajmin e plotë>>>23/03/2025 23:56-Vedat Muriqi, ‘mbreti’ i golave dardan që e çoi Kosovën në Ligën B – rekordet e tij duken të paarritshme
Kombëtarja e Kosovës po përjeton një brez të ri lojtarësh, por një emër mbetet i palëkundur në repartin e sulmit: ai është Vedat Muriqi. 30-vjeçari tregoi edhe njëherë pse ai është thelbësor për skuadrën, duke shënuar të tre golat në fitoren 3-1 ndaj Islandës në Murcia të Spanjës. Kjo fitore i siguroi Kosovës vendin në Ligën B të Ligës së Kombeve, një arritje historike për “Dardanët”. Kjo ishte hera e parë që Muriqi përfundoi një ndeshje me Kosovën me tre gola të shënuar. Megjithatë, rekordi i tij personal mbetet katër gola, të shënuar ndaj San Marinos në një ndeshje miqësore më 1 qershor 2021, kur Kosova fitoi 4-1. Lexo lajmin e plotë>>>23/03/2025 23:13-Dion Gallapeni e përshkruan si ëndërr të bërë realitet debutimin me Kosovën
Mbrojtësi i majtë i Prishtinës, Dion Gallapeni, ka bërë debutimin e tij me fanellën e Kosovës në ndeshjen kthyese ndaj Islandës. Kosova ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Gallapeni u fut në lojë në minutat e fundit të ndeshjes, duke përjetuar fitoren në fushë me pjesën tjetër të ekipit. Ai ka thënë së është ndjenjë e papërshkrueshme, ndërsa e cilësoi debutimin e tij si një ëndërr të bërë realitet. “Një ndjenjë e papërshkrueshme. Është një ëndërr e bërë realitet. Kjo kishte edhe një vlerë më shumë, pasi u kualifikuam në Ligën B të Kombeve. Normalisht që pres më shumë, dua të jem pjesë e Kombëtares dhe shpresoj që të arrijmë diçka të madhe”, ka thënë Gallapeni pas debutimit.
23/03/2025 23:12-“I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë”, Muriqi flet pas fitores ndaj Islandës
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Pas përfundimit të ndeshjes u deklarua edhe ‘heroi’ i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili në këtë sfidë shkëlqeu duke realizuar het-trik. “Jam shumë i kënaqur që kemi bërë një arritje të jashtëzakonshme si kombëtare. Një sulmues nuk mund të ketë një lojë më të mirë se kjo, 3 gola dhe kualifikim në Ligën B”. “Jam shumë i lumtur, nuk duhet të ndalemi më kaq. I kemi treguar Evropës se jemi bërë një arrë e fortë për kundërshtarin. Do të vazhdojmë me punën tonë, me shpirtin luftarak, pasi kjo besoj është arma jonë dhe do të vazhdojmë të luftojmë pa marrë parasysh. Tani i kemi ndeshjet miqësore në qershor, pastaj na vijnë kundërshtarë edhe më të fortë se sa Islanda”. Muriqi gjithashtu zbuloi se ai ia dedikoi golin e parë ish-sulmuesit të Kosovës, Atdhe Nuhiu, tashmë asistent i Franco Fodës. “Pas lojës së parë me Islandën nuk i kam treguar Atdheut, por kur përfundoj ndeshja nuk munda pa shënuar një gol sepse kisha qejf t’ia dedikoja atij. Pas shumë kohëve u bashkuam këtu dhe luftuam së bashku për një objektiv dhe ishte një kënaqësi vërtetë. Kur e shënova golin mu kujtua Atdheu dhe ia dedikova atij”, përfundoi sulmuesi kosovar.
23/03/2025 23:11-“Uroj Fodën për punën e tij dhe futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka” – fjalët e Agim Ademit pasi Kosova kaloi në Ligën B
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Islandës si mysafir me rezultat 3-1, ku ka siguruar kalimin në Ligën B të Kombeve. Ai ka thënë se e gëzon fakti që ekipi tregoi karakter në një ndeshje të tillë vendimtare. “Një ndenj e papërshkrueshëm dhe ndeshje e jashtëzakonshme. Ndeshje vendimtare dhe këtu më gëzon fakti që ekipi ynë në ndeshje vendimtare e tregon karakterin e tij siç e bën sot”. “Është një ndeshje që neve na e realizon pothuajse gjithë mundimin e deritashëm për faktin që Kosova për shtatë vjet kalon tri liga, nga D ku ka nisur në C dhe tani B”, deklaroi fillimisht Ademi. Tutje, ai uroi përzgjedhësin Franco Foda për punën dhe sukseset, por më shumë shumti lojtarët që dhanë gjithçka. “Uroj Fodën për punën e tij dhe stafit të përgjithshëm të ekipit tonë kombëtar, por futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë në Kosovë. Uroj kombëtaren tonë, të gjithë Kosovën dhe tifozët Dardanët për këtë të arritur”, ka thënë Agim Ademi pas ndeshjes.
23/03/2025 23:10-“Shtatë vite më parë e nisën në Ligën D, sot jemi në B” – kapiteni Amir Rrahmani i gëzohet suksesit të Kosovës
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i është gëzuar fitores së Kosovës me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa paraqitje të mirë kishte pothuajse e gjithë skuadra. Kapiteni Amir Rrahmani ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke thënë që fitorja e sotme është historike. “Shtatë vite më parë e nisëm rrugën në Nations League në Ligën D, kurse nga sot pas kësaj fitore historike jemi në B. Krenar me të gjithë bashkëlojtarët. Na presin suksese të tjera”, ka shkruar kapiteni Rrahmani.23/03/2025 21:12-FFK: Jemi në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës
"Përshëndetje, mirë se ju gjetëm Liga B! Arrijmë sukses historik-ngjitemi në Ligën B të Ligës së Kombeve. Jemi në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës", ka shkruar FFK.
23/03/2025 21:00-Jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës
23/03/2025 20:45-Prishtina i gëzohet debutimit të Dion Gallapenit me fanellën e Kosovës
Dion Gallapeni ka debutuar me Kosovën në fitoren ndaj Islandës në Murcia me rezultat 3-1. "Dion Gallapeni debuton te përfaqësuesja A e Kosovës. Futbollisti i ekipit tonë u inkuadrua në minutën e 87-të", ka shkruar Prishtina.
23/03/2025 20:40-Festa e djelmoshave pas fitores
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Festa pas fitores ishte e madhe, dhe kjo u pa edhe në zhveshtoren e Kosovës.23/03/2025 20:29-Statistikat e ndeshjes, Islandë 1-3 Kosovë
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje. Statistikat nga SofaScore në fitoren me rezultat 3-1, ku Vedat Muriqi shënoi tre gola.23/03/2025 20:27-Notat e lojtarëve, Islandë 1-3 Kosovë: Muriqi i jashtëzakonshëm, shkëlqejnë edhe shumë të tjerë
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Islandës në ndeshjen e dytë të ‘play-off-it’, duke siguruar inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve me rezultat të përgjithshëm 5-2. Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, por në Murcia ishte tjetër histori, ku Dardanët dominuan tërësisht këtë përballje.Vedat Muriqi ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar het-trik në këtë përballje, ndërsa nga SofaScore ai u konsiderua si lojtari i ndeshjes me notën 9.1.23/03/2025 19:55-Mbyllet ndeshja
Kosova merr fitore të madhe me rezultat të përgjithshëm prej 5-2.23/03/2025 19:52
90' Do të jenë tre minuta lojë shtesë.23/03/2025 19:47
87' Dalin nga loja Vedat Muriqi dhe Florent Muslija, futen në lojë Ilir Krasniqi dhe Dion Gallapeni. Debutim për Gallapenin me Dardanët.23/03/2025 19:42-GOOOOOOOOOOOOL
79' Vedat Muriqi kompleton het-trikun. Përfiton nga asistimi i Lindon Emërllahut dhe gjuan me të parën për 3-1.23/03/2025 19:40
78' Muslija gjuan nga 25 metra goditjen e dënimit, portieri me shumë mund qon topin në këndore.23/03/2025 19:31
69' Islanda mbetet me dhjetë lojtarë. Aron Gunnarsson merr kartonin e dytë të verdhë në duel me Muriqit, për tu larguar nga loja.23/03/2025 19:20
58' Kosova del bukur në sulm. Fillimisht gjuan Krasniqi, mbron portieri islandez, pastaj nga topi i kthyer nuk shënon Muriqi.23/03/2025 19:17
52' Del Veseli pas një lëndimi, futet në lojë Lindon Emërllahu.23/03/2025 19:14
53' Helgarsoon gjuan nga distanca, pret bukur Saipi.23/03/2025 19:06-Nis pjesa e dytë
46' Nis pjesa e dytë, tanët luajnë nga mesi me topin.23/03/2025 18:54-Mbyllet pjesa e parë
Rezultati i përgjithshëm është 4-2 në të mirë të Dardanëve, paraqitje fantastike në pjesën e parë pas pranimit të golit. Me këtë pamje nga tribunat, shkojmënë një pushim të shkurtër për tu kthyer pastaj me pjesën e dytë.23/03/2025 18:50-GOOOOOOOOOOOL
45+3' Kosova merr epërsinë. Milot Rashica me super asistim te Vedat Muriqi, ku gjiganti i vetëm me portier nuk gabon dhe shënon për 2-1.b⚽️ GOAL: Vedat Muriqi (2) 🇮🇸 Iceland 1-2 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/iYxoiK0bKd
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 23, 2025
23/03/2025 18:49
45' Tre minuta lojë shtesë në pjesën e parë.23/03/2025 18:45
42' Amir Rrahmani tenton në mënyrë akrobatike, por topi shkon jashtë.23/03/2025 18:42
37' Sërish aksion i bukur i Kosovës. Rashica pason te Krasniqi, i cili gjuan në duart e portierit.23/03/2025 18:38-GOOOOOOOL
35' Super aksion i Kosovës. Rashica te Muslija, i cili pason te Paqarada, ky bukur harkon për tokë në zonë te Muriqi, i cili shënon për 1-1.⚽️ GOAL: Muriqi 🇮🇸 Iceland 1-1 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/07v9qJtSg3
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 23, 2025
23/03/2025 18:33
30' Sa pafat Milot Rashica. Harkon bukur Muslija dhe gjen kokën e Rashicës, i cili gjuan, por topi shkon në duart e portierit.23/03/2025 18:25
22' Tjetër rast i mirë për Kosovën, Rashica i vetëm me portier, vonohet të gjuajë dhe mbrojtësi pastaj e bllokon goditjen e tij.23/03/2025 18:18
15' Sa e pafat Kosova! Aksion i gjatë, topi shkon te Ermal Krasniqi i cili gjuan bukur, por topi shkon pak mbi portë.23/03/2025 18:13
12' Demaku harkon bukur në zonë, gjen Rrahmanin i cili gjuan sërish me kokë, por topi shkon në duart e portierit islandez.23/03/2025 18:12
10' Rashica gjuan nga distanca, topi shkon mbi portë.23/03/2025 18:11
9' Kosova merr kontrollin e lojës, Paqarada harkon në zonë, Rrahmani gjuan me kokë, por në duart e portierit.23/03/2025 18:04-GOL
2' Ndeshja nis me gol për islandezët. Harkim nga këndi, në zonë mirë u gjend Orri Oskarsson që shënon për 1-0. Goli i shkua në VAR, por u pranua.⚽️ GOAL: Óskarsson 🇮🇸 Iceland 1-0 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/nRKHaUCk9h
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 23, 2025
23/03/2025 18:01-FILLON NDESHJA
1' Islandezët luajnë të parët me topin nga mesi.23/03/2025 17:59-Intonohen himnet, gjithçka gati për ndeshjen
Lojtarët e Islandës dhe Kosovës janë në fushë dhe himnet e të dyja ekipeve janë intonuar. Gjithçka gati për ndeshjen.23/03/2025 17:38-Lojtarët në fushë, por kryejnë përgatitjet e fundit
Lojtarët e të dy skuadrave kanë dal në fushë, për të kryer nxehjet para ndeshjes.23/03/2025 17:03-Formacionet zyrtare, Islandë – Kosovë: Foda me tri ndryshime nga ndeshja e parë
Kosova do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Play-Off-in e Ligës së Kombeve, ku dy ekipet kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës. Dardanët kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B.Valon Berisha mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Arijanet Muric dhe Donat Rrudhani kanë lënë tubimin shkaku i dëmtimeve, ku që të të zëvendësohen.23/03/2025 16:38-Kosova gati për ndeshjen e dytë, pamje nga zhveshtorja para sfidës me Islandën
Po mbyllen detajet e fundit para ndeshjes kthyese mes Islandës dhe Kosovës. FFK ka publikuar foto nga zhveshtoret e Kosovës, ku pas pak pritet të jenë aty edhe lojtarët.
23/03/2025 16:35-Me veturë në Spanjë për Lumbardh Dellovën dhe Kosovën
Tre djemtë nga Krusha e Madhe kanë udhëtuar me veturë drejt Spanjës për të përkrahur Lumbardh Dellovën dhe Kosovën në ndeshjen ndaj Islandës në Murcia. Këta tre djem nuk janë të vetmit, pasi disa tifozë kanë udhëtuar me vetura drejt Spanjës, ndërsa të tjerë me avion. Pritet të jenë 200 dardanë në stadiumin e Murcias.23/03/2025 16:14-Islandezët tregojnë se sa tifozë do të jenë në ndeshje, shumë prej tyre nga Kosova
Në Murcia do të zhvillohet ndeshja e dytë mes Islandës dhe Kosovës, ku në stadium do të ketë tifozë të dyja palëve. Sipas Federatës së Futbollit të Islandës (KSI), në stadium do të jenë rreth 1600 persona. Prej të cilëve rreth 200 janë tifozë të Kosovës, të cilët kanë sektorin e tyre në këtë stadium. Po ashtu një grup me tifozë islandezë ka mbërritur në Spanjë.23/03/2025 16:00-Orri Steinn Oskarsson tregon se si e sheh Kosovën në ndeshjen kthyese
Sulmuesi Orri Steinn Oskarsson thotë se i ka pëlqyershumëtëqenitkapiteniIslandëspërherëtëparëdhemeziprettëdrejtojësërishekipin."Njëndjenjë e madhedheshumëkrenari. U ndjevamirënëfushë, nukpatishumëndikimdhepërpiqemtëjemvetvetja. Ështënjënderdhekrenari e madhedhe jam iemocionuar ta bëjsërishnesër (sot)", deklaroi Orri nënjëkonferencëpërshtyp.
Orri ka komentuargolinqë ka shënuarnëKosovëdhesa e mirëështëlidhjamestijdhe Ísak Bergmann, icilikishtepasimin.
"Ishtenjëgolimrekullueshëmqëshënuam, ne arritëmtëbënimnjëpjesëtëmirëtëlojës. Ka njëlidhjetëvjetërmesmejedhe Ísak nga FCK, kunukmëduhet as tëthërraspërtopin. Ai e di qëunë po e bëjkëtëvrapim", deklaroi ai.
Kosova fitoi 2-1 nëndeshjen e parë, porsi e pret Orri sot përballjenme Kosovën?
"Unënukpresshumëndryshime. Mendoj se ata do tëjenëagresivë. Duhettëjemigatipërkëtë. Nuk mendoj se do tëvendosen prapa. Kjo do tëjetënjëlojë e mirëmesdyskuadraveqë duan tëfitojnë", ka thënëOrri Steinn Óskarsson.
23/03/2025 15:44-Aro Muric në përkrahje të Kosovës
23/03/2025 15:16-Dardanët me mesazh për futbollistët
23/03/2025 11:09-Mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit, formacioni i mundshëm i Kosovës për duelin me Islandën
23/03/2025 10:38-Gil Manzano, gjykon ndeshjen mes Islandës dhe Kosovës
23/03/2025 08:40-Dita e ndeshjes: Kosova kërkon rezultat pozitiv ndaj Islandës për të kaluar në Ligën B
23/03/2025 02:54-Atmosfera dhe golat e fitores ndaj Islandës nga ndeshja e parë
Kosova do të luajë në Murcia përballjen e dytë ndaj Islandës, ku në lojë është një vend në Ligën B të Kombeve. ‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj. Kosova synon fitoren për të arritur të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe është afër qëllimit.23/03/2025 02:50-Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para duelit të kthimit ndaj Islandës
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar në Murcia stërvitjen e fundit para duelit të kthimit ndaj Islandës. ‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj.


