Mazzarri: S'i shënojmë penaltitë sepse s'i stërvisim
Interi arriti vetëm një barazim të shtunën mbrëma ndaj Bolognas në një ndeshje ku Icardi shkëlqeu dhe Milito nuk arriti të shënonte penaltinë e vetme të sezonit.
"Eshtë e pabesueshme, ne kemi humbur dhjetëra raste të pastra dhe kemi humbur penaltinë e vetme të sezonit, përkundër faktit se përgjegjësinë e mori një kampion si Milito".
"Nuk dua të them se ishim pafat, por incidentet shkuan kundër nesh. Goli i parë i Bolognas shkoi nën këmbët e Handas dhe i dyti për shkak se Rolando rrëshqiti".
"Ndoshta jemi aq të pa përgatitur për penaltitë sa që s'mund t'i shënojmë ato. Ishte logjike që Milito të merrte penaltinë, pasi që gjithmonë i ka marrë ai".
"Fajtor jam unë që u thashë lojtarëve në pjesë të parë të qetësojnë lojën. është dashur që t'i godas muret dhe t'i bërtas. Ky ekip duhet të ketë adrenalinën të lartë", ka thënë Mazzarri. /Telegrafi/


