Please enter at least 3 characters.

Maradona: Nuk mendoj se CR7 është lojtari më i mirë në histori, në asnjë mënyrë

2018/01/Cristiano-Ronaldo-Topi-i-Arte-e1516625095901.jpg
289:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 23: Cristiano Ronaldo of Portugal and Real Madrid CF wins The best Fifa men's player as Diego Maradona, Gianni Infantino and Ronaldo look on during The Best FIFA Football Awards Show on October 23, 2017 in London, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Sa herë që Diego Maradona dëshiron të bëhet temë në mediat botërore, ai vendos të flet për tema që krijojnë debat mes tifozerive.

Mauro Icardi është caku i preferuar e tij, por legjenda argjentinase tani gjithë vëmendjen e tij ia ka kushtuar Cristiano Ronaldo.

Maradona mendon se CR7 nuk është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, edhe pse portugezi ka pesë Topa të Artë, aq sa Lionel Messi.

"Të gjithë kanë të drejt të japin mendimin e tyre, por nuk mendoj se Ronaldo është lojtari më i mirë në histori".

"Në asnjë mënyrë", ka thënë Maradona gjatë intervistës për Telesur.

(Getty Images)

"Por, e respektojë karrierën që ka. Ka një rrugë të gjatë për të bërë nga pika që është deri te ajo që ne po flasim, si më i miri i të gjitha kohërave".

Ronaldo ka thënë se nuk do të ndalet deri sa të fitojë shtatë Topa të Artë, por mbetet të shihet nëse kjo do e kënaqë prapë Maradonan. /Telegrafi/