Please enter at least 3 characters.

Maqedonia sot shënon ditën e kryengritjes antifashiste

2017/10/11-tetori.png

76 vite nga fillimi i kryengritjes antifashiste dhe luftës çlirimtare, sot në Maqedoni do të shënohen me disa aktivitete të organizuara nga Qeveria, Kuvendi, Lidhja e luftëtarëve dhe Komunat e Prilepit dhe Kumanovës.

Festimi qendror do të mbahet paradite para përmendores së çlirimtarëve të Shkupit, në oborrin e qeverisë. Përfaqësues të qeverisë, Kuvendit dhe institucioneve tjera shtetërore do të vendosin lule në përmendore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tradicionalisht me rastin e kësaj feste në Kuvendin e Maqedonisë pasdite do të ndahet çmimi shtetëror "11 Tetori"./Telegrafi/