Please enter at least 3 characters.

Maqedoni, katër komisione kuvendare sot mbajnë seanca

2018/09/Kuvendi-2-me-llogo-e1539946700922.jpg

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë katër komisione.

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, do të shqyrtojë propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit të akademisë së shkencave dhe arteve dhe propozim-ligjin për ndryshim të Ligjit për institucionet për arsim të lartë, të dy në lexim të dytë.

Komisioni për Çështje Evropiane do të shqyrtojë propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë së veriut dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në "Korpusin evropian të solidaritetit", në lexim të dytë.

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do të diskutojë për propozim-rezolutën për Plani afatgjatë të zhvillimit të aftësive mbrojtëse 2019 - 2028.

Ndërsa Komisioni Juridik-ligjvënës do të shqyrtojë gjitha zgjidhjet ligjore të cilat janë në rend dite në komisionet e lartëpërmendura./Telegrafi/