Man City dëshiron vetëm fitore ndaj Wolves, formacionet zyrtare
Manchester City dhe Wolverhampton Wanderers kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.
Qytetarët janë nikoqir të Ujqve në takimin i cili pritet të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Pep Guardiolës vjen nga një formë e përzier, por synon vetëm fitore për t’i qëndruar afër Arsenalit në vendin e parë.
Në anën tjetër, mysafirët kanë filluar të gjejnë formën pozitive tashmë dhe synojnë rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Man City: Ederson; Lewis, Stones, Akanji, Laporte; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Mahrez, Haaland, GrealishWolves: Jose Sa; Semedo, Collins, Kilman, Bueno; Lemina, Ruben Neves, Matheus Nunes; Adama Traore, Raul Jimenez, Hwang./Telegrafi/


