Please enter at least 3 characters.

Malishevë – i dyshuari për dhunë në familje kanos me vrasje bashkëshorten

2022/08/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një rast i kanosjes raportohet se ka ndodhur të hënën në Malishevë.

Policia njofton se ka arrestuar një person pasi dyshohet se pas një rasti “Dhunë në familje”, ka kanosur me vrasje bashkëshorten ose do ta mbysë veten.

“Malishevë 05.12.2022 - 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një rasti “Dhunë në familje”, ka kanosur me vrasje bashkëshorten ose do ta mbysë vetveten”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/