Malisheva dhe Ferizaj luajnë për fitore, formacionet zyrtare
Malisheva dhe Ferizaj kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të ferizajasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Qatip Osmanit vjen në këtë ndeshje me një formë të përzier, por synon ta shfrytëzoj terrenin vendas për t’i marrë tri pikët.
Në anën tjetër, ekipi i Arsim Abazit vjen në këtë ndeshje pas tri humbjeve radhazi dhe synon t’i kthehet rezultateve pozitive sa më shpejt.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër mungesave të shumta.
Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Vitija, Ndjigi; Diatta, Brruti, Aliu; Ibishi;
Ferizaj: Jovanovski; Gligorov, Iljazi, Marku, Avdulli; Shabani, Ramusa; Nafiu, Jusufi, Peposhi; Selmani
/Telegrafi/


