Makarona (flutur ose spirale) me perime dhe lëng mishi
06/02/2017
Nevojiten:
* 1 filxhan çaji - makarona
* 1 petë koncentrat supe
* 1/2 - karote
* 1/2 - bizeleje
* 1/2 - kungulli
* 2 domate të buta
* 1/2 luge gjelle gjalpë dhe ujë
Gatimi:
Perimet e lartpërmendura, pasi i kemi lare me ujë të rrjedhshëm, i presim (me përjashtim të bizeleve) në kubikë, duke i hedhur të gjitha së bashku në tenxhere me lëngun e mishit (viçi ose pule) të vakët.
I lëmë të marrin një valë të nxehtë.
Gjithashtu në tenxhere shtojmë makaronat dhe petën e supës koncentrat.
/Telegrafi


