Majlinda Kelmendi nesër mbron kurorën e saj prej kampione e botës
24/07/2021
Majlinda Kelemendi do e përfaqësoj Kosovën nesër (e diel) në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.
Xhudistja jonë do të garojnë në kategorinë -52 kilogramë, derisa do të tentojë të përsërisë suksesin e vitin 2016, aty ku kishte fituar medaljen e artë në Rio.
Kelmendi fillon në rrugëtimin e saj në ora 4:00 pas mesnate sipas kohës tonë lokale, derisa do të shpresojë të nxjerr më të mirën nga vetja.
Majlinda është kampione në fuqi dhe do të tentojë që të mbrojë kurorën e saj edhe për katër vite të tjera.
Kujtojmë se Distria Krasniqi i solli sot Kosovës medaljen e parë të artë, ndërsa ne shpresojmë që suksese të tilla ën këto lojëra mos të ndalen për garuesit tanë. /Telegrafi/


