Please enter at least 3 characters.

Majlinda Kelmendi në gjysmëfinale, në garë për titullin e kampionit të Botës

2019/06/160809183942-majlinda-kelmendi-winning-gold-medal-for-kosovo-full-169.jpg

Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror.

Kelmendi e ka mundur kampionen e botës 2017, në gjysmëfinale e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe

Majlinda Kelmendi i është hakmarrë japonezes Ai Shishime, nga e cila u mposht në botërorin e 2017-tës, për ta mposhtur sot pikërisht në Tokio, ku po mbahet kampionati botëror.

Kampionia Olimpike u kualifikua në gjysmëfinale, ku e pret kampionia e tanishme e botës, Uta Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë.

Ndeshja gjysmëfinale mes Majlinda Kelmendit dhe Uta Abes do të zhvillohet nga ora 12:00 sipas kohës sonë lokale. /Telegrafi/