Madhështia e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamje
Foto: Arkiv
04/10/2025
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje të Alpeve Shqiptare, ndërsa dëgjohet kënga e bilbilit të Kosovës, artistes së ndjerë, Nexhmije Pagarusha.
Rama në një postim në Facebook shkruan se këto pamje janë realizuar nga Bleron Caka, një nga fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të 'Foto dhe Video Reels'.
“Mirëmëngjesi dhe nga madhështia e Alpeve Shqiptare, të mbuluara nga manteli i bardhë i dëborës, sjellë përmes ‘Wanderlust in Albania 2, realizuar nga Bleron Caka, një nga fituesit e Konkursit Ndërkombëtar të 'Foto & Video Reels', ju uroj një fundjavë të mbarë “, shkruan ai. /Telegrafi/


