Please enter at least 3 characters.

Lyoni shkon në pushimin e pjesës së parë me epërsi ndaj Manchester Cityt

2020/08/lyon-1.jpg
308:"LISBON, PORTUGAL - AUGUST 15: Maxwel Cornet of Olympique Lyon celebrates after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League Quarter Final match between Manchester City and Lyon at Estadio Jose Alvalade on August 15, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Manchester Cityt dhe Lyonit që po zhvillohet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra franceze ka shkuar në pushimin e pjesës së parë në epërsi ndaj Citizens edhe pse këta të fundit e dominuan 45 minutëshin e parë.

Pas 24 minutash lojë në stadiumin 'Jose Alvalade', Lyoni kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Maxwel Cornet që shënoi një gol të bukur në portën e Ederson Moares.

Citizens më pas filloi të luante një lojë më të ashpër, nga aty ku Fernandinho (29') u ndëshkua me karton të verdhë.

Në minutën e 33-të, Memphis Depay lëshoi një harkim në zonë, mirëpo mbrojtja e Cityt e largoi atë nga zona e rrezikut.

Dy skuadrat nuk patën më ndonjë rast serioz, derisa djelmoshat e Pep Guardiolës do të tentojnë të bëjnë më shumë në pjesën e dytë, që së paku të barazojnë rezultatin e më pas të tentojnë të përmbysin atë, në rast se Lyoni nuk kundërpërgjigjet. /Telegrafi/