Please enter at least 3 characters.

Lufta e Obama-s për reformimin shëndetësor

Gjatë fushatës zgjedhore dhe me rastin e zgjedhjes si President i SHBA-ve vetëm pak njerëz besonin në fjalët e zotit Obama për reformimin e Kujdesit Shëndetësor. Se nuk ishte thjesht një retorikë elektorale, por një angazhim të vërtetë në lidhje me reformën, këtë ai po vërteton gjatë kësaj jave me përballjen me kundërshtarët e reformës në Kongres. Barak Obama tregoi vendosmërinë e tij të pathyeshme për të shtyrë përpara reformimin shëndetësor në SHBA.
Këtë premtim e bëri menjëherë pas zgjedhjes së tij si president i SHBA-ve, kur deklaroi se përparësia e tij e parë e presidencës së tij do të jetë e shëndetit të popullit amerikan.

Presidenti Obama edhe pse nuk është një mjek beson se ka diagnostikuar që sistemi shëndetësor amerikan është i sëmurë. Kjo sëmundje ka bllokuar hapat e përparimit ekonomik prandaj Presidenti Obama me luftën e tij për reformë shëndetësore bën jo për të kuruar një pacient por për të kuruar tërë sistemin shëndetësor të vendit të tij.

Kryetari këto ditë përcolli dy mesazhe të qarta te populli amerikan: Së pari, asgjë nuk është më e rëndësishme dhe më urgjente për të si President se shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë qytetarëve dhe të familjeve të tyre. Së dyti, kombi amerikan dhe populli amerikan që të jetë i fortë dhe i begatë duhet të gëzojnë një shëndet të mirë. Për çdo objektiv që do të realizohet në çdo fushë te vendit (duke përfshirë ekonominë), së pari duhet siguruar një shëndet të mirë për popullatën duke përmirësuar dhe reformuar rrënjësisht sistemit aktual amerikan të Kujdesit Shëndetësor

Për herë të parë në historinë e tyre amerikanet shihnin prioritetin e shëndetit si prioritet të parë duke lënë anash rreziqet globale te terrorizmit apo udhëtimet hapësinore.
Reforma Obama parasheh modernizim të sistemit aktual shëndetësor amerikan. Fjalët kryesore të kësaj reforme janë: "standarde, cilësi, përformancë, efikasitet, siguri, një sistem të ri të digjitalizuar të informacionit, barazi dhe të drejta për pacientët dhe qytetarët, aktivitet i bazuar në evidencë shkencore, identifikimin i praktikave mjekësore më të mira, skema të reja të pagesave, kujdes në shtëpi për pacientë e shumë tjera.

Premtimi i Presidenti për përmirësimin e Sistemit Shëndetësor Amerikan kap një shumë prej 634 miliardë dollarë nga buxheti i shtetit (për 10 vjetet e ardhshëm). Këto veprime kanë provokuar sigurisht komentet dhe reagimet e menjëhershme: disa prej tyre ato pozitive por ka edhe shume reagime negative nga shumë qarqe të ndryshme të shoqërisë amerikane. Por pse këto dyshime?

Dyshimet janë të lidhura me faktin se çështja e shëndetësisë për shkak të mungesës së njohurive dhe për shkak të kostos lartë politike dhe elektorale çdo politikan i lartë amerikan e ka lënë pas dore çdo reformë në sistemin e shëndetësor. Ndikimi lobues i korporatave qe u preket interesi është shume i madh ndaj ligjvënësve. Po ashtu grupet profesionale mjekësore janë të mirë organizuara.

Përpjekjet e mëparshme për të reformuar thellësisht sistemin shëndetësor amerikan nuk kanë dhënë rezultate inkurajuese. Reformë e tillë e ngjashme u iniciua nga Hilary Klinton në vitin 1994 gjatë presidencës së Bill Clinton. Për fat të keq u bllokua për shkak të kundërshtarëve të fortë. Kritikët dhe kundërshtarët e Presidentit Obama sot janë mobilizuar për të njëjtin qellim: dështimin të reformave të tij.

Por pse i duhet SHBA-se i duhet reforma. Të dhënat thonë se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë 2.2 trilionë dollarë në vit, që i korrespondon në 8,000 dollarë për person, ose 18% të PBB-së. Kjo shifër është 2-4 herë më e lartë se ajo e vendeve të tjera të zhvilluara dhe është e pamohueshme më shumë se në vendet e tjera të botës. Duke pasur parasysh ritmin aktual të rritjes së shpenzimeve që janë të pritet të jetë 4.3 trilionë, ose 20% të PBB-së. Si mund të përballojë të gjithë SHBA-kjo rritje e shpenzimeve?

Sistemi amerikan është i bazuar tradicionalisht në sigurim shëndetësor, e cila në SHBA është zbatuar disi të ndryshme nga modeli Bismarc. Modeli Evropian i Bizmarkut është bazuar mbi solidaritetin, e taksimit të detyrueshëm dhe bashkimin e tyre në një "xhep" dhe një "blerës", e cila është shteti.

Përkundrazi, në SHBA kemi sigurim publik dhe privat ku sigurimet paguhen direkt nga punëdhënësi dhe ne bazë të preferencave të qytetarëve. Deri në 45 milion punëtorëve të rritur janë të siguruar nga "Medicare", e cila mbledh fonde nga kontributet e punonjësve, kontributet e punëdhënësit dhe shtetit. Ndërsa personat me ardhura te pamjaftueshme dhe papunësuar, fëmijët dhe invalidët janë të mbuluara nga "Medicaid", e cila është financuar kryesisht nga shteti.

Një numër i konsiderueshëm i amerikanëve janë siguruar vetë ose nga punëdhënësi, duke paguar sigurimet në agjencitë e shumta te sigurimit privat. Rreth 46 milionë amerikanë janë pa sigurim shëndetësor, ndërsa numri i tyre rritet çdo ditë pasi qe humbin sigurimin si rezultat i papunësisë.

Paradoks më shqetësues është se "edhe pse qytetarët amerikanë paguajnë më shumë dhe më shumë e marrin më pak dhe më pak kujdes shëndetësor. Ndërkohë sistemi shëndetësor vuan nga rreziqet dhe problemet e sigurisë si pasoje e gabimeve të mjekëve. Në Spitalet Amerikane çdo vit vdesin si pasojë e gabimeve rreth 100,000 pacientë numër më i madh se vdekjet nga aksidentet automobilistike. Arsyet nuk janë të lidhura vetëm me aftësi profesionale, por edhe me ndikimin e disa faktorëve të tjerë si etjen për përfitime nga mjekët dhe farmacistët si dhe korrupsionit dhe ndikimet nga agjencitë private të sigurimit shëndetësor.

Reforma e propozuar nga Presidenti Obama synon tre objektivave të mëdha. Së pari, zgjidhja e problemeve me të cilat janë trashëguar nga e kaluara, që ka të bëj me mbulimin me sigurim shëndetësor e 17% të popullsisë e pasiguruar deri më tani. Deri në 7 milionë të rriturve amerikanë dhe 4 milionë fëmijë deri tani nuk janë siguruar pritet të jenë të përfshira në skemat e sigurimit brenda vitit të ardhshëm

Së dyti, korrigjim i anomalive që ekzistojnë në sistemin aktual të kujdesit shëndetësor në lidhje me funksionin, kostos, efikasitetit, cilësisë dhe sigurisë së kujdesit shëndetësor .Shteti do të ndërhyjë duke marrë përsipër disa shpenzimeve nga agjencitë private të sigurimit në lidhje me trajtimin me barna dhe shërbime shëndetësore shumë të shtrenjta. Shteti po ashtu do të stimulojë përdorimin e barnave të lirë dhe do të shesë ato me gjysmë çmimi për njerëzit ne moshë.

Pjesëmarrja e një agjencie shtetërore publike në tregun e sigurimeve vendos një ekuilibër të ri të konkurrencës, me qëllim për t'i dhënë një fund arrogancës dhe monopolit te sigurimeve private të kujdesit shëndetësor ndaj qytetarëve.

Dhe së treti stimulimin e aktiviteteve parandaluese dhe promovuese e shëndetit publik duke i kushtuar vëmendje mirëqenies dhe stilit e jetës, kushteve të shëndetshme të punës dhe ushqyeshmërisë të qytetarëve dhe fëmijëve.

Vizionin e Presidentit Obama në lidhje me Shëndetësia ndryshon rrënjësisht nga ajo e kundërshtarit të tij elektoral z. McCain, i cili zgjidhjen e problemeve të sigurimit të kërkuar për të trajtuar në përputhje me parimet e 'kapitalizmit të ashpër ", si një problem individual të qytetarëve, ku nuk janë e nevojshme ndërhyrja e shtetit dhe çdo investim paraprak financiar. Ai besonte se çdo gjë do të rregullohet në mënyrë spontane nga ligjet tregut nëpërmjet intervenimeve te vogla ne sistemin e taksave.

Presidenti Obama është politikani i parë me i guximshëm amerikan dhe botëror qe ka guximin e te ballafaqohet me malin e madhe te problemeve ë cilat ballafaqohen sot mjekësia amerikane te shkaktuar edhe si pasojë e indiferencës nga politika dhe profesionistëve. Kundërshtarët quajmë këto masa si "të socialistëve" dhe të "majta”.Por Presidenti Obama me vendosmëri po punon për pjesën më të rrezikuar të popullatës duke krijuar dialog edhe me kundërshtarët e kësaj reforme.

Kjo reformë e filluar qëllimisht në fillim të mandatit presidencial. Kjo mund të minimizon pasojat e mundshme zgjedhore që lidhen me pjesët e pakënaqur me të. Hapësira e veprimit është e gjerë dhe shtrihet 10 vjet, të cilat tregojnë se një reformë gjithëpërfshirëse nuk është një procedurë e shpejtë.

Politikëbërësit kosovarë kanë shumë çka të mësojnë nga reforma shëndetësore Obama.
-Është e qartë se reformat kërkojnë vendosmëri po edhe transparencë dhe konsensus ne një spektër më të gjerë të shoqërisë, dialog të hapur në radhë të parë me qytetarët pastaj me opozitën, profesionistëve, kompanitë e sigurimeve, akademikët dhe të gjithë të interesuarit. Megjithatë një gjë është e sigurt. Pas konsensusit me të gjitha palët e interesuara, kjo reformë shëndetësore nuk do të konsiderohet vetëm si reforma Obama apo si reforma e demokrateve, por reforma shëndetësore e SHBA.

Për të reformuar sistemin shëndetësor, duhen marr parasysh shumë komponentë të tjerë si ekonomike, sociologjike, etike, legjislative dhe mjekësore. Kjo konfirmon se sistemi shëndetësor nuk perceptohet si sferë të ngushtë vetëm të "mantelet e bardhë" - e mjekeve, shoqatat mjekësore dhe departamenteve shëndetësore shtetërore .Kjo reformë është projektuar në mënyrë të gjerë dhe shumëdimensionale ku ndërhyjnë faktorë të tjerë të rëndësishëm që lidh te të tashmen dhe të ardhmen e një vendi.

Presidenti Obama pati guximin për të reformuar sistemin me te komplikuar të shoqërisë –sistemin shëndetësor. Atij do ti urojme suksese në realizimin e kësaj reforme të vështirë me shpresë se edhe të ne do vijë koha e ndonjë Obame që do mendoj si të reformojë sistemin tonë të shëndetësisë.

(Autori është neurokirurg në QKU dhe drejtor i Qendrës Kosovare për Hulumtime Shëndetësore)